VLERËSIMI
Vlerësimi është pjesë e rëndësishme e mësimdhënies dhe të nxënit që realizohet përmes veprimtarive të shumëllojshme. Vlerësimi i rregullt i punës së nxënësve siguron informacione për përparimin e tyre në lëndë të ndryshme.
Procesi i vlerësimit të nxënësve realizohet përmes llojeve të ndryshme të vlerësimit, por duke filluar nga vitit shkollor 2011/2012, në shkollën “Yll Morina” i është dhënë prioritet zbatimit të Vlerësimit Formativ.
Vlerësimi Formativ
Vlerësimi Formativ është proces i vëzhgimit sistematik që siguron një kuptim më të mirë të asaj se çfarë kanë mësuar nxënësit dhe si do të angazhohen ata thellësisht në procesin e të nxënit. Ai i drejton nxënësit në procesin e të nxënit dhe u mundëson atyre të fitojnë aftësi të nevojshme që do të jenë të dobishme për arritjen e rezultateve më të mira.
Mësimdhënësit e shkollës “Yll Morina” më datë 10-11 shtator 2011, kanë ndjekur kursin Vlerësimi Formativ, i organizuar nga Basic Education Program dhe i fasilituar nga fasilituesit shkollorë Diana Baraku dhe Ilir Bytyqi.
Pjesëmarrës në këtë kurs ishin gjithsej 24 mësimdhënës. Pas përfundimit të kursit, mësimdhënësit filluan të aplikojnë strategjitë dhe teknikat e Vlerësimit Formativ në klasë dhe njëkohësisht të përgatisin portfoliot e tyre me materiale për certifikim.
Në qershor të vitit 2012 u certifikuan gjithsej 14 mësimdhënës.